Ads Top

Si te formatojm celularin/telefonin Samsung

Gjëja e parë që duhet shikuar dhe rishikuar para se të formatoj një telefon ose një kompjuter apo dhe një memorie USB është të ruajmë të gjitha fotot, videot, dokumentat, pra skedarët që na duhen në të ardhmen, sepse pas formatimit është e vështirë ti rikthejme ato, edhe pse ka programe të ndryshme që bëjnë të mundur rikthimin e skedarëve të eliminuar apo formatuar, nuk funksjonojnë 100% pra gjëja më e mirë është ti ruajmë para se ti fshijmë ato.

Pas si të keni kryer veprimet e mësiperme, fillojmë me proceduren si të formatoj një telefon android samsung galaxy, duke hequr karten e memories Micro SD nga aparati celular apo tableti juaj Android, shkelni butonin e majtë me prekje posht ekranit të telefonit tuaj dhe shkoni tek Settings pastaj gjejmë fjalen Backup and reset pastaj Factory data reset dhe Reset phone dhe Erase everything në momentin që do të klikoni ne fjalen Erase everything nuk do keni rikthim, do të eliminohen të gjitha lidhjet email, facebook, whatsapp, dhe shumë të tjera që ju mund ti keni të lidhura, do eliminohen dhe të gjitha gjërat që ju keni brenda memories të telfonit tuaj foto, video, muzike. Prisni deri që proceduara të marë fund dhe do keni një telefon në gjendje fabrike.

Fikni celularin tuaj dhe prisni që fikja të ketë perfunduar, pastaj ndizeni telefonin apo tabletin duke mbajtur të shkelur tre butona njëkohësisht, butonin e ndezjes botonin e ngritjes së zerit dhe botonin qëndror të aparatit cieli gjendet në anën ballore poshtë monitorit, prisni pak sekonda dhe celulari do ndizet në një mënyrë të quditshme si figura e mëposhme. Mos u frikësoni! Vini re me vemendje! Me dy butonat e zërit spostoni shigjetën apo nënvizimin lart dhe poshtë, ndërsa me butonin e fikjes bëhet seleksionimi pra butoni i fikjes shndërrohet në buton Enter. Seleksiononi shkrimin wipe data / factory reset dhe bëni konfirmimin me enter pra botonin e ndezjes pastaj seleksiononi Yes — delete all user data enter perseri dhe fillon procedura e resetimit të forcuar, dhe telefoni juaj rikthehet siq ishte diten e ndezjes së par. Në qoftë se dëshironi të anulloni proceduren mbani të shkelur botonin e fikjes apo ndezjes per 8 seconda.
Per me shum ndiqni kete tutorial   

Nessun commento:

Powered by Blogger.